top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI ALIAJ; MALËSI E MADHE | ERMIR SHABAJ DHE KADRI SHABAJ U ARRESTUAN; 5093 RRËNJË HASHASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 5
  • 1 min read
ree

Fshati Aliaj, Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ermir Shabaj.

2- Z. Kadri Shabaj.


Njoftim | Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasit E. Sh., 47 vjeç, dhe K. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Alijaj.


Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja S. Sh., 57 vjeçe, dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç (vëllezër), të afërm të gjithë me njëri-tjetrin.


Gjatë operacionit në terren, u zbuluan afër banesave të tyre parcelat e mbjella me kanabis satiova.


Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.


Dosja për hetime të mëtejshme i kaloi prokurorisë vendore për të thelluar hetimet që janë ende aktive dhe zbuluar të gjithë dinamikën e ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page