top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI FLAKË; MALËSI E MADHE | U ARRESTUAN XHELADIN ÇOKAJ; ARNIT (ARANIT) ÇOKAJ; SEFRED ÇOKAJ BANUES NË FSHATIN KOPLIK I SIPËRM; DHUNUAN FIZIKISHT DHËNDËRIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 23
  • 1 min read
ree

Fshati Flakë Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Xheladin Çokaj, me moshë 64 vjeç

2- Z. Arnit (Aranit) Çokaj, me moshë 30 vjeç.

3- Z. Sefred Çokaj, me moshë 33 vjeç.


Njoftim | Malësi e Madhe.


Dhunuan për motive të dobëta, dhëndrin e tyre, vihen në pranga 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë).


Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit.


Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:

u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page