top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI VALIAS; KAMËZ | U ARRESTUAN ALBAN PRENDI; ELSAD GERMAJ; SHABAN NIKOLLI (GERMAJ); ERJAN PERLLESHI; EGZON BUZALLI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 21
  • 2 min read
ree

Fshati Valias, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Alban Prendi, me moshë 25 vjeç.

2- Z. Elsad Germaj, me moshë 22 vjeç.

3- Z. Shaban Nikolli (Germaj), me moshë 20 vjeç (vëllezër mes tyre).

4- Z. Erjan Perlleshi, me moshë 26 vjeç.

5- Z. Egzon Buzalli, me moshë 23 vjeç.


Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Valiasi”.


Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 5 shtetas të përfshirë në një rast të shitjes së 5 kg Cannabis Sativa.


2 prej tyre po transportonin lëndën narkotike, me automjet, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me një automjet tjetër.


Sekuestrohen 2 pakot me Cannabis Sativa, 2 automjetet dhe 5 celularë.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur lëndë narkotike.


Si rezultat i operacionit të koduar “Valiasi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-E. G., 22 vjeç, Sh. N. (G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.


Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga burimet operative, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Valias, 2 automjetet e dyshuara, automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin E. P. dhe automjetin tip “Jaguar” që e ndiqte nga pas, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjerë shtetasit Sh. N. (G.) dhe E. G, të cilët tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë.


Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page