KRYQËZIMI I RRUGËVE “SKËNDERBEJ” + “ILIRIA”; KAMËZ | GERDI DOKOLLI U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 11
- 1 min read
Updated: Jul 12

Kryqëzimi i rrugëve “Skënderbej” + “Iliria”, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Gerdi Dokolli, me moshë 29 vjeç.
Njoftim | Siguronte lëndë narkotike Kokainë, e ndante në doza në banesën e tij dhe e shiste në qytet, identifikohet dhe kapet 29-vjeçari në Kamëz.
Sekuestrohet sasi e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit, me vete dhe në banesë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lidhje me një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qytetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 mundësuan identifikimin dhe kapjen e tij, konkretisht shtetasit G. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamëz.
Ai u ndalua teksa lëvizte me automjet, në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”.
Gjatë kontrolleve, atij iu gjet me vete dhe në banesë, sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments