top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI TËRNOVË E MADHE; BULQIZË | ILIR KOLAVERI U PËRFSHI NË AKSIDENT NË VENDIN E PUNËS; KONSIDEROHET I ZHDUKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read
 Ilir Kolaveri

Fshati Tërnovë e Madhe, Bulqizë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Ilir Kolaveri, me moshë 40 vjeç, u përfshi në aksident në vendin e punës; konsiderohet i zhdukur.


Njoftim | Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.


Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit.


Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page