FSHATI TREVLLAZËR DHE FSHATI MAVROVË; VLORË | FIORALDO MEMINAJ DHE LIRIM LIKAJ U ARRESTUAN; 57 KG HASHASH + 1 KALLASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 23
- 2 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Fioraldo Meminaj, me moshë 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër.
2- Z. Lirim Likaj, me moshë 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë.
Njoftim | Vlorë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Brotherhood”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen rreth 57 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatike.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për dy shtetas që dyshohet se merreshin me transport dhe shitje të lëndës narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brotherhood”.
Shërbimet e Policisë ndaluan dhe kontrolluan automjetin e dyshuar tip “Volkswagen Touran”, me të cilin udhëtonin shtetasit F. M. dhe L. L.
Nga kontrolli i automjetit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e përgatitur për shitje.
Në vijim të operacionit dhe veprimeve procedurale, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. M., banues në fshatin Trevllazër, Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi tjetër kanabisi, gjithsej rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. L., banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë zjarri automatike, model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, Vlorë;
-L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë,
për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Hetimet vijojnë për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





























Comments