FSHATI STRUM; ROSKOVEC | NJË QYTETAR INDIAN DUKE DREJTUAR AUTOMJETIN U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; RA NË KANAL; 2 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 18 minutes ago
- 1 min read

Fshati Strum, Roskovec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Rreth orës 09:00, në fshatin Strum, Roskovec, ngjau një aksident automobilistik.
Një automjet që drejtohej nga një qytetar indian doli jashtë rrugës dhe ra në kanal.
Njoftim | Fier/Informacion paraprak.
Rreth orës 09:00, në fshatin Strum, Roskovec, shtetas indian D. J., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga janë dëmtuar dy pasagjerë (shtetas indian), të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments