FSHATI SIQEV; KLINË | AVDYL BEGAJ (NGA FSHATI BANJË I MALISHEVËS) U GJET I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read

Fshati Siqev, Klinës, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Avdyl Begaj, me moshë 39 vjeç, nga fshati Banjë, Malishevë, u gjet i vdekur.
Ai ishte subjekt i denoncuar si i zhdukur në datën 18 janar.
Kufoma e tij pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Në lidhje me sa më sipër, po hetohet për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
4- Vdekje nga shkaqe natyrale.
Hetimet penale paraprake po zhvillohen mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Hetim i vdekjes”.
Njoftim | Rreth orës 10:00 të ditës së sotme policia është njoftuar nga një qytetar, se në fshatin Siqev, komuna e Klinës, një person është i shtrirë në fushë dhe dyshohet se është pa shenja jete.
Menjëherë policia, ka dalë në vendin e ngjarjes pastaj edhe mjeku kujdestar dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Në vendngjarje janë njësitë kompetente policore, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)















































Comments