top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI SHKOZË; TIRANË | AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT (AKU) BLLOKI RRETH 4 TON PRODUKTE TË PAETIKETUARA NË SUBJEKTIN TREGTAR “MERJA” NDAJ TË CILIT SHQIPTOI MASA ADMINISTRATIVE (GJOBA).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Fshati Shkozë, Tiranë, Shqipëri | Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi rreth 4 ton produkte të paetiketuara në subjektin tregtar “Merja”.


Gjatë inspektimit u konstatuan:

1- Tremijë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër (3984) kg produkte të përziera (përziera bimësh të thata), të ambalazhuara në thasë plastikë, por të paetiketuara dhe pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo emërtimin e përbërjes.


Ndaj subjektit tregtar “Merja” u shqiptua masë administrative me gjobë me vlerë prej 200000 lekësh të rinj për veprime në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë.


Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se mungonte sistemi i vetkontrollit (skedat e monitorimit gjatë procesit të miksimit), për të cilin, u shqiptua masë administrative me gjobë me vlerë prej 100.000 lekësh të rinj.


AKU-ja thekson se mbetet i angazhuar për të ndaluar çdo praktikë që cenon sigurinë e produkteve ushqimore dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo parregullsi në:

1- Postën elektronike (e-mail zyrtar info@aku.gov.al

2- Numrin e gjelbër 0800 75 75.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page