FSHATI SELITË E VOGËL; TIRANË | POLICIA E SHTETIT EKZEKUTOI NJË VENDIM GJYKATE PËR SEKUESTRO PREVENTIVE MBI PRONAT E PAJTIM BRAÇAJT DHE GJINO LLESHAJT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read

Fshati Selitë e Vogël, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit ekzekutuan një vendim gjykate për sekuestro preventive të një njësie banimi (apartament) dhe të një garazhi me vlerë financiare 200 mijë €, në zotërimin e:
1- Z. Pajtim Braçaj, me moshë 63 vjeç.
2- Z. Gjino Lleshaj, me moshë 44 vjeç.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”.
Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.
Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments