top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI RUSAN; DELVINË | LEKAN TOZO U ARRESTUA; XHIKE HITA MBETI I PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Fshati Rusan, Delvinë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Lekan Tozo, me moshë 46-vjeç.


Ai konsiderohet i përfshirë në sulm fizik ndaj:

1- Z. Xhike Hita, me moshë 49 vjeç.

 

Njoftim | Rreth orës 11:10, gjatë një konflikti në rrugë, për motive të dobëta, shtetasi L. T., 46 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në fytyrë shtetasin Xh. H., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


46-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.


Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page