TUNELI I SKËRFICËS; DELVINË | KEJDI BANAJ U ARRESTUA; TREGTAR ARMËSH ZJARRI; 4 KOBURE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 11 hours ago
- 2 min read

Tuneli i Skërficës, Delvinë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kejdi Banaj, me moshë 31 vjeç, me banim në Tiranë.
Njoftim | Sarandë.
Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda speciale, operacioni i koduar “Mekanizmi”.
Transportonte 4 pistoleta, kapet në tunelin e Skërficës, dhe vihet në pranga 31-vjeçari (me precedent në fushën e narkotikëve).
Nga hetimi dyshohet se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri, për t’ia shitur një grupi kriminal në Sarandë.
Sekuestrohen armët e zjarrit dhe automjeti që drejtonte i arrestuari, në dyshemenë e të cilit, ishin fshehur armët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i një hetimi me metoda speciale, kryer në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve, të cilët individualisht ose në grup, përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale dhe për sigurinë e qytetarëve, finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë së Sigurisë Publike, Njësia Fier, dhe me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, operacionin e koduar “Mekanizmi”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë mbajtur në vëzhgim automjetin që drejtonte 31-vjeçari dhe në tunelin e Skërficës kanë kryer ndalimin e tij.
Nga kontrollet në automjet u gjetën të fshehura në dysheme, 4 armë zjarri (pistoleta) që dyshohet se janë trafikuar në Shqipëri, në pjesë, dhe janë montuar më pas, me qëllim shitjen një grupi kriminal në Sarandë.
Hetimi vijon me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments