FSHATI RRJOLL; VELIPOJË | FATMIR SHPELLZAJ DENONCOI BOTËRISHT SE I BIRI U DHUNUA FIZIKISHT BARBARISHT PËR ÇËSHTJEN E TOKËS NGA SUBJEKTE TË PANJOHUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read

Fshati Rrjoll, Velipojë, Shqipëri | Konflikti për çështjen e një sipërfaqeje toke në fshatin Rrjoll pati si rezultante fundore ushtrimin e dhunës verbale dhe fizike ndaj djalit të z. Fatmir Shpellzaj.
Ai denoncoi botërisht se i biri dhe një shok i tij janë sulmuar brutalisht nga disa subjekte; ai gjithashtu denoncoi se është kërcënuar edhe avokatja.
Ai tha se ka qëndruar për orë të tëra në Spitalin e Plagës (Traumës) pranë të birit, i cili, mbeti i plagosur rëndë nga dhuna fizike.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments