FSHATI RRJOLL; VELIPOJË | BANORËT NË PROTESTË; DENONCOJNË SE NJË OLIGARK GJAKPIRËS PO U PUSHTON PRONAT E PATUNDSHME; DENONCOJNË SE PO NDËRTON MBI PRONA QË JANË NË PROCES GJYQËSOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Fshati Rrjoll, Velipojë, Shqipëri | Banorët e fshatit Rrjoll protestuan sërish kundër ndërtimit të një resorti turistik nga një oligark gjakpirës, duke pretenduar se po u pushtohen pronat e patundshme.
Protesta nisi me bllokimin e rrugës “Velipojë-Shëngjin” dhe vijoi me përplasje me strukturat vendore të Policisë së Shtetit që ishin të pranishme në vendngjarje.
Banorët ndërhynë edhe në zonën e punimeve të ndërtimit; nxorrën jashtë makineritë dhe punonjësit e kompanisë; pezulluan përkohësisht punimet e ndërtimit.
Ata theksuan se fillimi i punimeve të ndërtimit është i paligjshëm; sepse çështja e pronësisë nuk është zgjidhur ende; në ditët në vijim pritet të zhvillohet një seancë gjyqësore që do të vendosë mbi çështjen e pronësisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments