top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U REFERUAN AKTE PROCEDURIALE PENALE NË PROKURORINË E SHKODRËS PËR TOM DOSHIN | KONFLIKT ME VËLLEZËRIT MOLLA NGA RRJOLLI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 16, 2024
  • 2 min read

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan në prokurorinë vendore akte proceduriale penale në ngarkim të z. Tom Doshi.

 

Z. Doshi akuzohet për veprën penale të:

1- “Demtime të tjera me dashje”.

 

E thënë me fjalë më të thjeshta kjo është një vepër penale që parashikon lëndime trupore që shërohen brenda 9 ditëve.

 

Z. Doshi akuzohet se u konfliktua me dy vëllezër me mbiemër Molla për shkaqe që lidhen me çështje pronësie (në Velipojë), konkretisht konflikti lidhet me familjen e z. Prek Molla, në fshatin Rrjollë, në Velipojë.

 

Si pasojë e konfliktit mes tyre ka mbetur i lënduar lehtë z. Prek Molla, me moshë 58 vjeç.

 

Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M,  proceduan penalisht  shtetasin T. D., 58 vjeç, për veprën penale “Demtime të tjera me dashje”.

 

Pasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, (vëllezër).

 

Si pasojë e konfliktit  shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.

 

Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page