FSHATI RRILË; LEZHË | U ARRESTUA KRISTJAN HASANI | GJYKATA THEMELORE E PRIZRENIT E KISHTE SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Fshati Rrilë, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kristjan Hasani, me moshë 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë.
Gjykata Themelore e Prizrenit (më datë 12.05.2025) i ka shqiptuar masën e sigurimit vetjak “arrest në burg”, për shkelje penale të parshikuar si:
1- “Vjedhje e rëndë”.
Njoftim | Lezhë/ Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës një 28 vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin K. H., 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet Kosovare vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments