top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ADELAIDE; AUSTRALI | AKTORI I KABARESË TELEVIZIVE “PORTOKALLI” ELVIS PUPA DHE BASHKËSHORTJA E TIJ BELINA PUPA NËN HETIM PENAL PËR KULTIVIM TË 43 BIMËVE HASHASH | ELVIS PUPA ËSHTË NË ARRATI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 3 min read

Updated: 6 hours ago

Adelaide, Australi | Autoritetet vendore të hetimit penal shpallën në kërkim policor:

1- Z. Elvis Pupa, me profesion aktor (i njohur si komik në kabarenë televizive “Portokalli”).

 

Proceduan penalisht bashkëshorten e tij:

1- Znj. Belina Pupa (me profesion terapiste dhe ndikuese në rrjetet sociale virtuale me mbi 80 mijë ndjekës).

 

Ata janë nën hetim penal paraprak për shkelje penale të lidhura me drogërat dhe me vjedhjen e energjisë elektrike.

 

Znj. Pupa doli të martën përpara Gjykatës së Magjistraturës në Adelaide.

 

Sipas akteve proceduriale penale veprimtaria e tyre kriminale ka ndodhur në periudhën kohore që përkon me 1 janarin gjer në 4 prill të vitit 2025 në Eskot (Ascot) Park ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal 43 bimë hashashi.

 

Ajo ka klientelë në Shqipëri, ShBA-ës dhe Australi, dhe shpenzon rreth tre muaj në vit në Shqipëri, ku ofron shërbimet e saj edhe në televizion”, u tha në sallën e gjyqit nga avokati mbrojtës.

 

Prokuroria kundërshtoi kërkesën proceduriale penale duke shtuar se bashkëshorti i saj Elvis Pupa (i bashkë-akuzuar në këtë çështje penale) është larguar nga vendi dhe është aktualisht në kërkim policor ndërkombëtar.

 

Gjykata vendosi që znj. Pupa të qëndrojë në liri gjer në seancën e ardhshme gjyqësore.

 

Në lidhje me përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale enti mediatik “Adelaidenow” botoi një artikull me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇

 

Adelaide, Australi | Një influencuese e njohur ndërkombëtarisht në rrjetet sociale, terapiste dhe pronare biznesi është përballur me gjykatën, e akuzuar për kultivimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Ascot Park - ndërsa prokurorët pretendojnë se partneri i saj, dhe i bashkë-akuzuari, është larguar nga vendi.

 

Znj. Belina Pupa, me moshë 39 vjeçe, ka një prani në rrjetet sociale me mbi 80000 ndjekës në Facebook dhe Instagram - ku poston përmbajtje të përqendruar në ndihmën ndaj njerëzve të të gjitha moshave për të përmirësuar mirëqenien, shëndetin fizik dhe psikologjik.

 

Znj. Pupa, nga Semaphore, u paraqit në Gjykatën Magjistrale të Adelaide të martën dhe ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë fajësie për një akuzë për kultivimin e një sasie komerciale të një droge të kontrolluar dhe një akuzë tjetër për ndërhyrje në furnizimin elektrik pa leje.

 

Znj. Pupa, themeluese e “One Healthy Mind”, ka lidhje me Shqipërinë dhe ka dalë në disa segmente të lajmeve televizive.

 

Në faqen e saj të internetit, ajo përshkruan veten si një person me një përvojë të pasur në drejtimin dhe transformimin e shërbimeve të shëndetit mendor si në Shqipëri ashtu edhe në Australinë e Jugut.

 

Faqja gjithashtu sugjeron se znj. Pupa ka qenë profesoreshë universiteti në drejtësi në Shqipëri, ka punuar në pasuri të paluajtshme dhe financa në ShBA-ës, dhe gjithashtu ka qenë këshilltare familjare dhe shkollore në Adelaide.

 

Të martën, përpara magjistrates Netëlli Braun (Natalie Browne), avokati mbrojtës i znj. Pupa kërkoi një ndryshim të kushteve aktuale të lirimit me kusht për klienten e tij, që ta lejojë të udhëtojë jashtë vendit për arsye pune.

 

E nderuara gjyqtare, znj. Pupa është punonjëse sociale dhe terapiste me një biznes ndërkombëtar - ajo punon me klientë në të gjithë botën, kryesisht me prejardhje shqiptare”, u shpreh ai.

 

Klientela e saj ndodhet në Shqipëri, Amerikë dhe Australi. Ajo udhëton rreth tre muaj në vit për t’u kthyer në Shqipëri ndërsa jep punën e saj në televizion.


Ajo ka një prani të konsiderueshme online në lidhje me biznesin e saj.


Në përgjithësi, kërkesa është që znj. Pupa të jetë në gjendje të udhëtojë drejt Shqipërisë në mënyrë që të vazhdojë biznesin e saj”.

 

Dokumentet e gjykatës, të siguruara nga gazeta “The Advertiser”, pretendojnë se znj. Pupa ka kultivuar marijuanën midis datës 1 janar dhe 4 prill të këtij viti.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page