FSHATI ROMAJ; PRIZREN | ASTRIT UKAJ U ARRESTUA; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË AJËR; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 6
- 1 min read

Fshati Romaj, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Astrit Ukaj.
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri në një ceremoni festive familjare.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Një karikator.
3- Municion luftarak (disa fishekë).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
2- “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments