RRUGA “LIMAN SHALA”; PRIZREN | JETLUM QOVANAJ U ARRESTUA; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 31
- 1 min read

Rruga “Liman Shala”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Jetlum Qovanaj, me moshë 23 vjeç.
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri në një ceremoni festive familjare (e njohur rëndom si aheng), të kryera rreth orës 20:55.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri.
2- Katër gëzhoja arme zjarri.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
2- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments