FSHATI DUMNICË E POSHTME; PODUJEVË | U ARRESTUAN MEHDI BEHRAMI; DARDAN BEHRAMI; XHEMAJL XHAFA; ENDRI HAXHIAJ; KLEVIS SALIANJI (3 TË FUNDIT QYTETARË TË RSH-së) | KULTIVIM TË 3490 RRËNJËVE HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 21
- 1 min read

Rruga “Bajram Metolli”, Fshati Dumnicë e Poshtme, Podujevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Mehdi Behrami, me moshë 52 vjeç.
2- Z. Dardan Behrami, me moshë 26 vjeç (at e bir).
3- Z. Xhemajl Xhafa, me moshë 33 vjeç.
4- Një i mitur me moshë 16 vjeç, i quajtur Klevis Salianji.
5- Z. Endri Haxhiaj (tre të fundit qytetarë nga Republika e Shqipërisë).
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në kultivim hashashi në një sipërfaqe prej rreth dhjetë dynymësh të kultivuar me misër.
Autoritetet zbuluan dhe asgjesuan në sipërfaqen e tokës në pronësi të z. Mehdi Behrami dhe të z. Dardan Behrami një sasi të madhe bimësh narkotike, konkretisht:
1- Tremijë e katërqind e nëntëdhjetë (3490) rrënjë hashashi.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments