top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI PREMAL; KASTRAT; MALËSI E MADHE | BRUNO BUSHI U ARRESTUA; NJË GJYKATË BRITANIKE I KA SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” PËR TREGTI DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 17
  • 1 min read

Fshati Premal, Kastrat, Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Bruno Bushi, me moshë 33 vjeç.


Njoftim | Shkodër.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”.


Kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar që ishte në kërkim.


Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:

-B. B., 33 vjeç, banues në fshatin Premal.


Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretëria e Bashkuar, pasi Gjykata e Magjistraturës në Westminster, Mbretëria e Bashkuar, ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page