FSHATI BAJZË; MALËSI E MADHE | U ARRESTUAN DANIEL BURAJ; ERSID ÇULAJ; FERNDINAND DEDAJ; 287 RRËNJË HASHASH + 515 GRAMË HASHASH + MUNICION + 1 THIKË + 101 PAJISJE ELEKTRIKE + 138 ARKA PIJE KONTRABANDË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 11 hours ago
- 2 min read

Fshati Bajzë, Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Daniel Buraj, me moshë 22 vjeç.
2- Z. Ersid Çulaj, me moshë 27 vjeç.
3- Z. Ferndinand Dedaj, me moshë 57 vjeç.
Shpallën në kërkim:
1- Z. Sokol Buraj, me moshë 57 vjeç.
Njoftim | Në zbatim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
Si rezultat u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 2”.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 22 vjeç, u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja F. B., 54 vjeçe, dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi S. B., 57 vjeç, të tre banuese në fshatin Bajzë.
Gjatë kontrolleve në banesën e këtyre shtetaseve dhe në një banesë të pabanuar në fshatin Bajzë, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 119 bimë dhe 168 fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa, municion luftarak, 1 armë të ftohtë (thikë), 49 llamba, 47 pajisje elektrike inverter, 3 aspiratorë, 2 filtra ajri, 2 automjete dhe 9 celularë.
Gjatë kontrollit në banesën e pabanuar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit S. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 138 arka dhe shishe me pije të ndryshme alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara.
Në vijim të veprimeve hetimor dhe procedurale për këtë rast:
-u ndaluan shtetasit E. Ç., 27 vjeç dhe F. D., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Bajzë, dhe nisi procedimi penal për shtetasit L. L., 52 vjeç, banues në fshatin Bajzë, dhe I. D., 53 vjeçe, banuese në Koplik, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments