FSHATI LULASHPEPAJ; MALËSI E MADHE | LAZËR PEPAJ; SANDËR PEPAJ; KRISTJAN PEPAJ; GËZIM HOXHA; LODOVIK VULAJ; XHULJANO ÇERAJ; ADIL SELMANAJ NËN PROCEDURË PENALE; SHTËPI HASHASHI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 3 min read

Fshati Lulashpepaj, Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Lazër Pepaj.
2- Z. Sandër Pepaj.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Kristjan Pepaj.
Shoqëruan për intervistim policor:
1- Z. Gëzim Hoxha.
2- Z. Lodovik Vulaj.
3- Z. Xhuljano Çeraj.
4- Z. Adil Selmanaj.
Njoftim | Malësi e Madhe/Zbulohen tre ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët”.
Zbulohen 3 ambiente të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis me anë të llambave.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe shpallet në kërkim një 33-vjeçar.
Ndalohen gjithashtu 4 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht edhe 2 punonjës të tjerë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Sekuestrohen 1110 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 1 kg e 800 gramë e kësaj lënde në formë boçe, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.
Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së DVP Shkodër dhe me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Neonët”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit S. P., 48 vjeç, L. P., 69 vjeç (kushërinj), si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Lulashpepaj.
Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit G. H., 57 vjeç, banues në fshatin Balshaj; L. V., 34 vjeç, banues në fshatin Aliaj; Xh. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Zagorë; dhe A. S., 57 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, pasi dyshohen se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. H., 57 vjeç, banues në Bajzë, dhe A. H., 41 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.
Nga kontrollet në 3 ambiente (2 banesa dhe një stallë) në fshatin Hot, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit K. P.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Juridiksion të Përgjithshëm, Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments