FSHATI PLUG; LUSHNJE | XHULJANO XHAFERAJ U ARRESTUA; I DËNUAR ME 8 MUAJ BURG PËR VEPRËN PENALE “VJEDHJA”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 1 min read

Lushnjë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Xhuljano Xhaferaj, me moshë 34 vjeç.
Njoftim | Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë lokalizuan dhe ndaluan Xh. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
Ai është dënuar në mungesë nga Gjykata e Fierit me 8 muaj burg për veprën penale “vjedhja”.
Për këtë rast dosja i ka kaluar prokurorisë për veporime të mëtejshme, kurse i ndaluari është mbyllur në qeli për vuajtjen e dënimit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments