top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI PJEZË; SHIJAK | FATJAN STAFA U ARRESTUA; I DËNUAR NË ITALI ME 7 VJET + 7 MUAJ + 12 DITË BURG PËR PJESËMARRJE NË ORGANIZATË KRIMINALE QË TRAFIKONTE LËNDË NARKOTIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 30
  • 1 min read
ree

Fshati Pjezë, Shijak, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Fatjan Pjeza, me moshë 39 vjeç.


Njoftim | Policia e Shtetit.


Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Operacionalja 57”.


Kapet në një fshat në Shijak, një 39-vjeçar, i dënuar në Itali, me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.


Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bshkëpunim me Shërbimet Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 57”.


Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Hardhisht, Shijak, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi F. S., 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë, Durrës.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.


Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page