top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LARJE HESAPESH NË RADHËT E AGJENTURËS SHQIPTARE TË KRIMIT ORDINER: ERMIR DEDJA NGA SHIJAKU U EKZEKUTUA ME ARMË ZJARRI AUTOMATIKE NË DURRËS NË ORËT E PARA TË DITËS SË SOTME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 20
  • 2 min read

Updated: May 22

Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
ree
Pamje filmike nga vendi i ngjarjes kriminale.

Viktima e aktit kriminal.
Viktima e aktit kriminal.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Sot, rreth orës 00:50, pranë një qendre shëndetësore u shti me armë zjarri automatike ndaj ndaj një subjekti që u përket qarqeve të Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner, i cili, mbeti i plagosur por vdiq në spital.


Bëhet fjalë për:

1- Z. Ermir Dedja, me moshë 29 vjeç, nga Shijaku.


Atij i kishin zënë pusi dhe paraprakishit ishte ndjekur.

Sapo zbriti nga automjeti ndaj tij u shti me breshëri automatiku, të cilat, e lanë të plagosur.


Banorët e transportuan në spital, por, nuk mundi të mbijetonte.


Ai ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2017 (plagosje me armë zjarri). Në vitin 2017 ai u arrestua sepse u akuzua se përkrahu z. Ismail Nuredini.


Atëhere u arrestua si bashkëpunëtor në krim.


Ai jetonte vetëm, në një banesë në “Lagjen Nr. 11”.


Ai konsiderohet lidhje e z. Aldo Avdylaj (ky i fundit, nip i z. Astrit Avdylaj dhe Altin Avdylaj, të konsideruar nga autoritetet e zbatimit të ligjit si krerë të një grupi të strukturuar kriminal që ka si bazë operative Shijakun. Z. Aldo Avdylaj është në kërkim policor).


Në vitin 2015 u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Jupa 1”, i akuzuar se i kishte shitur lëndë nakotike disa vetave që synonin ta transportonin atë nga Pika e Kalimit Kufitar të Morinës në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës.


Lajm në përditësim, …👇👇👇


Në kuadër të veprimeve proceduriale penale të kryera nga autoritetet e hetimit penal u arrit të gjendej automjeti i dyshuar si i përdorur në vrasjen e z. Dedja.


Automjeti u gjet i djegur në fshatin Gërdec (Vorë).


Njoftim | Durrës/Informacion paraprak.


Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.


Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.


Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page