top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI PEZË; TIRANË | ALTIN BARDHI U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 16
  • 2 min read
ree

Fshati Pezë, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Altin Bardhi.


Njoftim | Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohen ngjarje kriminale në një familje.


Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë, me mjet prerës.


Sekuestrohen 1 armë gjahu që e posedonte 37-vjeçari, në banesë, dhe mjeti prerës.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pezë Helmes, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë, me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.


Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 37 vjeç. Ky shtetas, ditën e djeshme, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prezencë të fëmijës së tyre.


Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje.


Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page