top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E TIRANËS SHQIPTOI MASËN E SIGURIMIT “ARREST NË BURG” PËR ELSON DOKUN (I NJOHUR EDHE SI DURIM DOKU) ME BANIM TE BREGU I LUMIT | AKUZOHET PËR 7 RASTE VJEDHJESH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 1 min read

Updated: Jun 14

ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Tiranës shqiptoi masën e sigurimit vetjak arrest në burg ndaj:

1- Z. Elson Doku (i njohur edhe si Durim Doku), me banim te Bregu i Lumit.


Gjykata e Tiranës mori në konsideratë kërkesën proceduriale penale të prokurorit Bledar Valikaj, i cili, kërkoi shqiptimin ndaj tij të masës shtrënguese “arrest në burg”.


Z. Doku konsiderohet vjedhës serial. Ka shkaktuar dëm ekonomik në vlerën e 11 milionë e 250 mijë lekëve (të vjetra).


Policia vendore ka dokumentuar shumë raste vjedhjesh syzesh të shtrenjta që kushtojnë nga 630 mijë lekë të vjetra deri në 3 milion e 540 mijë lekë të vjetra.


Ai është nën hetim penal për shkelje penale të parashikuar si:

1- Vjedhje” e kryer në 7 raste.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page