top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI PAÇRAM; VAU I DEJËS | FRROK LLESHAJ U GJET I VRARË ME ARMË ZJARRI; DYSHOHET PËR HAKMARRJE PËR VRASJEN E KUSHURIRIT DODË LLESHAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 4
  • 1 min read
ree

Fshati Paçram, Vau i Dejës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Frrok Lleshaj, me moshë 65 vjeç, u gjet i vdekur, i vrarë me armë zjarri.


Z. Frrok Lleshaj 30 vjet më parë u akuzua se vrau kushëririn e tij, z. Dodë Lleshaj, për vrasjen e të cilit, u arrestua, por, u arratis në vitin 1997 (gjatë vitit të trazirave shoqërore).


Në vitin 2006 ai u arrestua sërish dhe më pas kreu dënim penal me 21 vjet heqje lirie.


Në vitin 2023 ai u lirua nga burgu.


Ai nuk e pati pranuar aktin e vrasjes së kushuririt të tij.

Z. Frrok Lleshaj.
Z. Frrok Lleshaj.

Njoftim | Vau i Dejës / Informacion paraprak.


Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.


Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.


Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page