FSHATI PALASË; HIMARË | ELIDON PASHAJ U ARRESTUA; KRESHNIK HASKA MBETI I VDEKUR NË VENDIN E PUNËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Fshati Palasë, Himarë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Elidon Pashaj, me moshë 32 vjeç.
Gjatë manovrimit të një automjeti eskavator mbeti i vdekur:
1- Z. Kreshnik Haska, me moshë 45 vjeç.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Palasë-Dhërmi”, në një kantier ndërtimi, dyshohet se gjatë një manovre të gabuar me mjetin eskavator ka goditur aksidentalisht shtetasin K. H., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili si pasojë ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments