top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HIMARË | ELISIDJANO GOXHA; DENITO RUÇI; KLODJAN HILA U ARRESTUAN; ARMË ZJARRI + MUNICION + ZHURMËMBYTËS (SILENCIATORË) + VJEDHJE NË FSHATËRAT PILUR + BORSH + PIQERAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read
ree

Himarë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Elisidjano Goxha, me moshë 31 vjeç.

2- Z. Denito Ruçi, me moshë 39 vjeç.

3- Z. Klodjan Hila, me moshë 37 vjeç.

 

Njoftim | Himarë.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Break in”, zbardhen raste të vjedhjes në 4 banesa në fshatrat e Himarës.

 

Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, të cilët dyshohet se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, në këto banesa, gjatë 2 muajve të fundit.

 

Gjenden dhe sekuestrohen në banesën e njërit prej të arrestuarve: 1 armë zjarri kallashnikov, 3 silenciatorë, municion luftarak dhe sende që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.

 

Procedohet penalisht një 18-vjeçare, për moskallëzim krimi.

 

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe veprimeve intensive në terren, me fokus monitorimin e lëvizjes së shtetasve të dyshuar për krime kundër pronës dhe pasurisë dhe për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Break in”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. G., 31 vjeç, banues në Sarandë;

-D. R., 39 vjeç, banues në Sarandë;

-K. H., 37 vjeç, banues në Finiq.

 

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje në territorin e bashkisë Himarë, konkretisht:

 

-më datë 15.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 250 000 lekë, në banesën e shtetasit N. L., në fshatin Pilur;

 

-më datë 27.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 1 300 000 lekë, në banesën e shtetasit A. B., në fshatin Piqeras;

 

-më datë 19.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur 200 000 lekë, në banesën e shtetasit Q. M., në fshatin Borsh;

 

-më datë 20.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur vegla të ndryshme pune, në banesën e shtetasit G. N., në fshatin Borsh.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka patur dijeni mbi këtë aktivitet kriminal, por nuk ka kallëzuar.

 

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej autorëve shtetasit E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

 

1 armë zjarri kallashnikov, me silenciator, 2 silenciatorë të tjerë, 2 krehra pistolete dhe 1 krehër kallashnikovi, me fishekë, 68 fishekë, 4 celularë dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve.


Gjithashtu, u sekuestrua 1 automjet që dyshohet se është përdorur gjatë vjedhjeve.

 

Vijon puna hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.


Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Moskallëzimi i krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page