top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MBROSTAR; FIER | U ARRESTUAN OSJON PUKA; KLODJANA HASKASA; ORKIDA GAJO; RUTH MUTESI; SHALUWAH NALUTAAYA (KËTO DY TË FUNDIT QYTETARE NGA UGANDA) | PROSTITUCION.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 20
  • 2 min read
ree

Fshati Mbrostar, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Osjon Puka, me moshë 29 vjeç.

2- Znj/znjsh. Klodjana Haskasa, me moshë 26 vjeçe.

3- Znj/znjsh. Orkida Gajo, me moshë 32 vjeçe.

4- Znjs/znjsh. Ruth Mutesi, me moshë 24 vjeçe.

5- Znj/znjsh. Shaluwah Nalutaaya, me moshë 22 vjeçe (këto dy të fundit qytetare nga Uganda).


Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë.


Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion.


Arrestohen 5 shtetas, ndër to:


-3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale;


-2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.


Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.


Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.


Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page