FSHATI MARKATOMAJ; LEZHË, SHQIPËRI | LEK JAKAJ U ARRESTUA; 1 ARMË ZJARRI + 414 FISHEKË + 6 GRANATA + 5 NDEZËSE DETONATORËSH TË UNIFIKUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Fshati Markatomaj, Lezhë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Lek Jakaj, me moshë 62 vjeç.
Njoftim | Lezhë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”.
Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve.
Sekuestrohen armë zjarri, qindra fishekë luftarakë, granata difensive dhe ndezëse detonatorësh të unifikuar.
Arrestohet në flagrancë një 62-vjeçar që i mbante pa leje.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas dispononte armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”.
Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit L. J., 62 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike me 3 krehëra, 414 fishekë luftarakë, 6 granata difensive dhe 5 ndezëse detonatorësh të unifikuar.
Në vijim të veprimeve procedurale, 62-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



























Comments