FSHATI MANËZ; DURRËS | EDISON LIKA DHE ALBI DEMA U ARRESTUAN.

Fshati Manëz, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Edison Lika, me moshë 28 vjeç.
2- Z. Albi Dema, me moshë 37 vjeç.
Ata konsiderohen të përfshirë në sulm me vezë ndaj automjeteve të grupit të shoqërimit të automjetit me të cilin lëvizte kryeministri Edi Rama në aksin rrugor fshatar (rural) për të shkuar në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste që u mbajt në Kompleksin Mövenpick (Mövenpick Hotel Lalëz Durrës); ambient turistik me 5 yje, i gjendur në Gjirin e Lalëzit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments