FSHATI LËPUSHË; MALËSI E MADHE | FLORIAN SINI U KONSTATUA I VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Fshati Lëpushë, Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Florian Sini, me moshë 40 vjeç, alpinist, u konstatua i vdekur.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake.
Njoftim | Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Deklaratë | Me hidhërim të thellë morëm lajmin e humbjes së jetës në një aksident tragjik të Alpinistit Florian Sini.
I shprehim ngushëllime, Familjes dhe shoqërisë!
I përjetshëm kujtimi yt Florian Sini!
Kështu u tha në një postim të botuar në rrjetin shoqëror virtual “Facebook” nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments