FSHATI LLAPASHTICË; PODUJEVË | SENAD XHEMAJLI U ARRESTUA; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI PËR KONFLIKT NË QARKULLIMIN RRUGOR ME AUTOMJET; 3 VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 12
- 1 min read

Fshati Llapashticë, Podujevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Senad Xhemajli, me moshë 21 vjeç.
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri që kishin për qëllim kanosjen e një qytetari me të cilin dyshohet se pati konflikt gjatë qarkullimit rrugor me automjet.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes dhe në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një gëzhojë.
2- Municion luftarak (katër fishekë).
Gjatë intervistimit policor ai mohoi kategorikisht të kishte shtënë me armë zjarri.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Kanosje”.
2- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
3- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments