FSHATI LARUSHK; KRUJË | LIRI TEMA U ARRESTUA; YLLI TEMA U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; 50 RRËNJË HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 30
- 2 min read

Fshati Larushk, Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Znj. Liri Tema, me moshë 63 vjeçe.
2- Një të mitur, me moshë 15 vjeç.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Ylli Tema, me moshë 47 vjeç.
Njoftim | Krujë.
Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional policor antikanabis “Koordinata”.
Gjenden të kultivuara, në dy parcela në fshatin Larushk, 50 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër (familjarë), autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasja L. T., 63 vjeçe dhe një shtetas 15 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Y. T., 47 vjeç (familjarë).
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas janë autorë të kultivimit të 50 bimëve narkotike në dy parcela në fshatin Larushk.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 bimë narkotike, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments