FSHATI LABIAN (LLABJANË); ARTANË (NOVOBËRDË) | MUSTAFË LEKA U PROCEDUA PENALISHT; NJË VEPËR PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Fshati Labian (Llabjanë), Artanë (Novobërdë), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim policor:
1- Z. Mustafë Leka, me moshë 39 vjeç.
Shoqërimi i tij lidhet me denoncimin e imamit të xhamisë, i cili, denoncoi se ishte vjedhur arka me kontribute financiare të besimtarëve.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e gjatë (krahu) automatike.
2- Një armë zjarri e gjatë (krahu) me dylbi.
3- Armë sportive.
4- Municion luftarak.
5- Dokumentacion mbi mbajtjen e armëve të zjarrit.
Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vjedhje e rëndë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments