FSHATI LLABJAN; ARTANË (NOVOBËRDË) | ENDRIT MUSTAFA U PROCEDUA PENALISHT; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 16
- 1 min read

Fshati Llabjan, Novobërdë, Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:
1- Z. Endrit Mustafa, me moshë 22 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në të shtëna me armë zjarri në ajër gjatë një ceremonie festive familjare.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri.
2- Municion luftarak (6 fishekë).
3- Dhjetë (10) gëzhoja.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Armëmbajtje pa leje”
2- “Përdorim i paautorizuar i armës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments