FSHATI KRAISHT; LIPJAN | U ARRESTUA PËRPARIM BLLACA: AKUZOHET PËR KRYERJE RAPORTESH SEKSUALE ME NJË TË MITUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 21
- 1 min read

Fshati Kraisht, Lipjan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Përparim Bllaca, me moshë 33 vjeç.
Ai akuzohet për kryerje raportesh seksuale me një vajzë të mitur me moshë 15 vjeçe (në datën 28 shtator të vitit 2024).
Viktima denoncoi në Polici se kishin krjuar kontakte në rrjetin social virtual Snapchat dhe më pas ishin takuar ballë për ballë.
Sipas saj, i arrestuari e kishte me marrë me automjet dhe e kishte çuar në një vendndodhje të izoluar ku kishin kryer akt seksual.
I arrestuari është nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Dhunim”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments