FSHATI KIR; SHKODËR | U ARRESTUA AGOSTIN GJELOSHI: I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NGA GJYKATA E POSAÇME (GJKKO).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 11
- 1 min read

Fshati Kir, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Agostin Gjeloshi, me moshë 19 vjeç, banues në fshatin Kir.
Njoftim | Shkodër/Vijojnë kontrollet mbi bazën e inteligjencës policore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Dyshohet se posedonte 2 armë zjarri kallashnikov, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:
A. Gj., 19 vjeç, banues në fshatin Kir.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 30.05.2025, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte shtetasi A. Gj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments