FSHATI KARAVASTA E RE; DIVJAKË | U ARRESTUAN ALTIN ÇOKU DHE EDMIR ÇELA: KUMAR I PALIGJSHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 14
- 1 min read

Fshati Karavasta e Re, Divjakë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Altin Çoku.
2- Z. Edmir Çela.
Njoftim | Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Chat”.
Organizonin lojëra fati në lokal, me kompjuterë dhe me celularë, vihen në pranga pronari dhe punonjësi.
Sekuestrohen 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, se një lokal në fshatin Karavasta e Re, ishte përshtatur me pajisje për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Chat”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. Ç., 51 vjeç dhe E. Ç., 34 vjeç.
Nga kontrollet në ambientet e lokalit të paregjistruar në organet kompetente, në pronësi të 51-vjeçarit, në të cilin ishte punësuar si kamerier, pa u siguruar, shtetasi E. Ç., u gjetën 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë, që përdoreshin për lojëra fati.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments