FSHATI FERRAS; DIVJAKË | U ARRESTUA MURSEL MYFTARAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Fshati Ferras, Divjakë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Mursel Myftaraj, me moshë 70 vjeç.
Njoftim | Divjakë/Arrestohet 1 shtetas që mbante në banesë granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë.
Ky shtetas gjithashtu dhunoi për motive të dobëta, djalin e tij.
Menjëherë pas denoncimit të një 33-vjeçari, se ishte dhunuar në banesë në fshatin Ferras, nga babai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorit.
Si rezultat, u arrestua shtetasi M. M., 70 vjeç.
Në vijim të veprimeve policore, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios