FSHATI ÇERMË-SEKTOR; DIVJAKË | U ARRESTUA LULZIM MUÇA; AKUZOHET SE PLAGOSI ME THIKË FERIT BALLIUN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Fshati Çermë-Sektor, Divjakë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Lulzim Muça, me moshë 44 vjeç.
Ai akuzohet se plagosi me armë të ftohtë (thikë);
1- Z. Ferit Balliu, me moshë 64 vjeç.
Njoftim | Divjakë/Informacion paraprak.
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe shoqërohet 44-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në fshatin Çermë-Sektor, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. M., 44 vjeç, banues në Çermë-Proshkë.
Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se rreth orës 14:00, 44-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin F. B., 64 vjeç, banues në Çermë-Sektor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
U sekuestrua mjeti prerës me të cilin autori plagosi 64-vjeçarin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários