top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KANINË; VLORË | PROTESTË KUNDËR PUNIMEVE TË ANASHKALESËS (BYPASS-it) SË VLORËS; BANORËT DENONCUAN SE PO IZOLOHEN DHE SE ASKUSH NUK PO UA VE VESHIN ANKESAVE TË TYRE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 24
  • 1 min read
ree

Fshati Kaninë, Vlorë, Shqipëri | Banorët e fshatit Kaninë dolën sërish në protestë pas disa ditësh pezullimi të përkohshëm të punimeve për ndërtimin e anashkalesës (bypass-it) të Vlorës.


Ata denoncuan se po u bllokohet rruga.


Ata akuzojnë kompaninë që po kryen punimet se ka ndërprerë çdo qasje në arat dhe në pronat e patundshme private duke i izoluar qëllimisht.


Jemi të detyruar të dalim në rrugë. Nuk kemi më as rrugë për të hyrë në shtëpitë tona, tokat i kemi të bllokuara dhe askush nuk na jep një shpjegim”, denoncuan banorët.


Ata deklaruan se do të ketë përshkallëzim të protestave nëse autoritetet nuk marrin masa urgjente për zgjidhjen e situatës.


Ata kërkojnë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme që të mundësojë vijimin e punimeve për ndërtimin e anashkalesës (bypass-it), pa cenuar të drejtat e tyre themelore dhe pa i izoluar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page