FSHATI KAGJINAS; KOLONJË | U ARRESTUA ILJAZ HAMDIU: AKUZOHET PËR NGACMIM SEKSUAL TË NJË TË MITURE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Fshati Kagjinas, Kolonjë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Iljaz Hamdiu, me moshë 34 vjeç.
Njoftim | Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 34 vjeç, banues në Kagjinas, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments