FSHATI KABASH; VITI | LIRIM ISLAMI U ARRESTUA; JETMIR BEKTESHI U PROCEDUA PENALISHT; SHERR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Fshati Kabash, Viti, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Lirim Islami.
Proceduan penalisht:
1- Z. Jetmir Bekteshi.
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në sherr (konflikt fizik), rreth orës 23:15, të datës 19.08.2025, në rrugën “Rexhep Bislimi”, pranë pikës së karburantit “Hib Petrol”.
Sipas të dhënave penale paraprake z. Islami shtiu me armë zjarri në ajër.
Gjatë kontrollit në banesë, në fshatin Kabash, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Dy fishekë.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
2- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
3- “Lëndim i lehtë trupor”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments