top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI HOTOLISHT; LIBRAZHD | ARJAN HOXHA U PËRFSHI NË INCIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 4
  • 1 min read
Arjan Hoxha

Fshati Hotolisht, Librazhd, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, në fshatin Hotolisht, Njësia Administrative Hotolisht, Librazhd, ngjau një incident automobilik.


Si pasojë, mbeti i vdekur:

1- Z. Arjan Hoxha, me moshë 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan.


Njoftim | Librazhd.


Informacion paraprak.


Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Prrenjas–Librazhd”, në fshatin Hotolisht, dyshohet se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, i cili ka humbur jetën.


Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page