top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI HAMALLAJ; FERMË SUKTH; DURRËS | SEBASTIAN TOSKA U ARRESTUA; “VRASJE” E MBETUR NË TENTATIVË; “PRISHJE E RENDIT PUBLIK”; “MBAJTJA PA LEJE E ARMËVE TË GJAHUT DHE SPORTIVE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read
ree

Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Sebastian Toska, me moshë 27 vjeç.


Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.


Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.


Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page