FSHATI GOCAJ; BALLDREN I RI; LEZHË | PUNONJËSI I POLICISË SË SHTETIT PETRIT FLORINI DHE BASHKËSHORTJA E TIJ ELONA FLORINI U PËRFSHINË NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; MBETËN TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 2
- 1 min read

Fshati Gocaj, Balldren i Ri, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një asksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”.
Si pasojë, mbetën të vdekur:
1- Z. Petrit Florini (punonjës i Policisë së Shtetit).
2- Znj. Elona Florini (çift bashkëshortësh).

Të plagosur mbetën:
1- Tre subjekte.
Njoftim | Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.
Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments